Lidhje

Shqipëri-SHBA, 25-vjetori i rihapjes së ambasadës


Në Tiranë, ambasada amerikane organizoi sot një ceremoni të posaçme për të kujtuar 25 vjetorin e rikthimit të personelit të saj në godinën që kishte shërbyer si seli diplomatike në vitet 1930

Mjediset ku ndodhet sot ambasada në Tiranë, ishin shfrytëzuar gjatë periudhës së komunizmit nga përfaqësia diplomatike e Italisë. Ndërsa pak muaj pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në të u vendosën diplomatët e parë amerikanë që kishin mbërritur në kryeqytetin shqiptar.

Në shenjë kujtimi të atyre momenteve, u ngrit dhe flamuri, i cili ishte valëvitur në tetorin e vitit 1991 në rihapjen e ambasadës amerikane. Ceremonia e sotme, ku merrnin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare, mes tyre edhe presidenti Bujar Nishani, ishte një rast për të vënë dhe një herë theksin të marrëdhëniet e forta që ekzistojnë mes dy vendeve.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe ambasadori Kristofer Hill, diplomati i parë amerikan i cili u dërgua në Tiranë menjëherë pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve

XS
SM
MD
LG