Lidhje

Sulmi ajror eleminon një udhëheqës të Al-Qaidës në Siri


Një sulm ajror la të vrarë një udhëheqës të rëndësishëm të grupit islamist sirian që u shkëput nga al-Qaida në fillim të vitit.

Jabhat Fatah al-Sham, grupi që zyrtarisht njihet si Jabhat al-Nusra, tha se Abu al-Farai al-Masri u vra dje nga një sulm ajror kur po udhëtonte me makinë për në provincën veriperëndimore Idlib.

Ushtria amerikane tha se ndërmori një sulm ajror në atë zonë duke vënë në shënjestër Masrin dhe se zyrtarët janë duke vlerësuar rezultatin e goditjes.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se egjiptiani Masri kishte lidhje me ish udhëheqësin e al-Qaidës Osama bin Laden, i cili u asgjësua në vitin 2011nga forcat speciale amerikane në Pakistan. Masri ishte i lidhur edhe me udhëheqësin e vrarë të al-Qaidës Ayman al-Zawahri.

Nëse konfirmohet, vdekja e tij do të ndikojë në koordinimin mes udhëheqësve të lartë të organizatave terroriste dhe islamiste, thuhet në një dekleratë të Pentagonit.

XS
SM
MD
LG