Lidhje

Zbulohet tjetër sasi e madhe cannabisi në Vlorë


Një tjetër sasi e madhe cannabis sativa është zbuluar sot nga policia në zona të thella të Vlorës. Gjashtë persona kanë përfunduar në praga gjatë një operacioni të policisë së Vlorës, i realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e kundër narkotikëve dhe Trafiqeve të Policisë së shtetit. Të arrestuarit akuzohen “për kultivim marijuane” dhe “grup të strukturuar kriminal” pasi gjatë operacionit në zonën midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë u gjetën rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike , të mbjella në lugina dhe zona të thella, rreth 2 orë larg qendrave të banuara. Policia tha se sekuestroi gjatë operacionit edhe armë zjarri e municione të tjera luftarake.

Ndërkohë, mediat italiane njoftuan sot se gjatë pasdites së djeshme në brigjet e Salentos, në zonën e Kanalit të Otrantos u kap një gomone tepër e fuqishme e cila po transportonte 734 kilogram marijuanë. Tre shtetas shqiptar u vunë në pranga. Mjeti lundrues u pikas nga një avion italian i cili kryente patrullime në kanalin e Otrantos. Muajt e fundit, operacione të përbashkëta të rojës bregdetare shqiptare dhe italiane kanë çuar në blokimin e disa tonëve marijuanë dhe sekuestrimin e mjeteve të shpejta të lundrimit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG