Lidhje

Çmimi Nobel në Kimi


Les membres de l'Académie des sciences présentent les trois prix Nobel de Chimie 2016 lors d'une conférence de presse, à Stockholm, Suède, le 5 octobre 2016.

Les membres de l'Académie des sciences présentent les trois prix Nobel de Chimie 2016 lors d'une conférence de presse, à Stockholm, Suède, le 5 octobre 2016.

Juria e Akademisë Mbretërore suedeze të Shkencave u dha tre shkencëtarëve, Jean-Pierre Sauvage, James Fraser Stoddart dhe Bernard Feringa, çmimin Nobel në kimi për punën e tyre në zhvillimit e makinave molekulare.

Laureatët projektuan dhe prodhuan makina molekulare që janë 1,000 herë më të holla se një fije floku dhe kanë pjesë që lëvizin kur shtohet energjia.

Makinat, të cilat përfshijnë lëvizje të kontrollueshme dhe mund të përdoren për të kryer punë në një shkallë nanometrike, mund të çojnë në zhvillimin e mëtejshëm të materialeve të reja dhe sistemeve të ruajtjes së energjisë.

"Motori molekular është në të njëjtën fazë, si motori elektrik në vitet 1830, kur shkencëtarët paraqitën lloje të ndryshme rrotash dhe manivelash, pa ditur se ato do të çonin në zhvillimin e trenave elektrikë, makinave larëse, ventilatorëve dhe përpunuesve të ushqimit," tha Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave.

XS
SM
MD
LG