Lidhje

Përgatitjet për uraganin “Matthew”


Hurricane Mathew, Haiti
Hurricane Mathew, Haiti

Uragani “Matthew”, stuhia më e fuqishëme e Atlantikut në një dekadë, pritet të godasë bregun lindor të Floridës të premten. Banorët në shtetet përgjatë Atlantikut janë paralajmëruar që të jenë të gatshëm për evakuim nëse është e nevojshme. Zyrtarët i kanë këshilluar banorët të sigurohen me ushqime dhe furnizime mjekësore për të paktën tre ditë dhe t’i mbajnë makinat të mbushura me karburant.

Florida po bëhet gati për stuhinë e cila mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme, edhe në qoftë se nuk godet direkt në tokë. Guvernatori i Floridës Rick Scott u bëri thirrje banorëve të përgatiten.

“Nëse stuhia godet direkt në Florida, do të shohim shkatërrimin më të madh që kemi parë ndër vite.”

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur gjithashtu në shtetet e Xhorxhias, Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut. Zyrtarët i kanë këshilluar banorët të sigurohen me ushqime dhe furnizime mjekësore për të paktën tre ditë dhe t’i mbajnë makinat të mbushura me karburant. Raftet e dyqaneve ushqimore në shumë vende kanë filluar të boshatisen.

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave ka vendosur ekipe me furnizime afër zonave që mund të preken. Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë vendet e pellgut të Karaibeve që pritet të preken nga uragani:

“Ekspertët e fatkeqësive natyrore po ndjekein uraganin dhe janë komunikim me zyrtarët në Xhamajka, Haiti, Kubë, Republikën Domenikane, Bahamas dhe Belize për të koordinuar ndihmat në qoftë se është e nevojshme.” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Uragani Matthew goditi Haitin të martën dhe lëvizi drejt Kubës dhe ishujve Bahamas.

“Po vijnë njerëz që jetojnë në zona të ulta që mund të përmbyten. Me shirat e shumtë dhe përmbytje, njerëzit janë transportuar në zonat e larta”, thotë Alexis Sosias Iglesias, i Komisionit të Evakuimit të Kubës.

“Ne gjithmonë jemi të përgatitur, se jetojmë në një ishull. Ka shumë përmbytje”, thotë Joy Sweeting, një banore nga Bahamas.

Presidenti Barack Obama ka anuluar vizitën e planifikuar të tij në Florida për të mërkurën dhe në vend të saj po viziton selinë e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave në Uashington për të diskutuar përgatitjet për stuhinë.

XS
SM
MD
LG