Lidhje

Përpjekje për paqe në Kolumbi


Zyrtarët kolumbianë u takuan të martën në Kubë me përfaqësues të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARK) për të shpëtuar një marrëveshje paqeje, por është e paqartë se sa të gatshëm janë rebelët të kthehen në tryezën e bisedimeve.

Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos do të takohet edhe me ish-presidentin Alvaro Uribe, i cili udhëhoqi opozitën ndaj marrëveshjes së paqes me FARK-un. Uribe tha për një radio kolumbiane se ishte i gatshëm të ofronte këshilla për paqe dhe për dhënien fund të luftës 52-vjeçare të vendit.

Votuesit e refuzuan marrëveshjen 50.2 për qind me 49.7 për qind, ose me një diferencë prej vetëm 54,000 votash.
Presidenti Santos tha se do ta zgjasë armëpushimin me rebelët deri në 31 tetor, në përpjekje për të lehtësuar negociatat.

"Koha është shumë e rëndësishme. Ne nuk mund ta zgjasin këtë proces për një kohë të gjatë, sepse çdo vonesë është e rrezikshme për paqen ", tha ai.

Udhëheqësi i Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, Rodrigo Londono, iu përgjigj me skepticizëm ofertës së presidentit Santos për të zgjatur afatin e armëpushimit.

SHBA vlerëson dialogun e ri

Departamenti i Shtetit përgëzoi qeverinë dhe popullin e Kolumbisë "për procesin demokratik dhe pranon se vendime të vështira do të duhet të merren në ditët që vijnë."

"Kolumbianë kanë shprehur angazhimin e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet institucioneve dhe dialogut e jo dhunës", tha zëdhënësi John Kirby. "Kolumbia do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndërsa vazhdon të kërkojë paqen në mënyrë demokratike."

Kombet e Bashkuara po ashtu mbeten të angazhuara plotësisht për procesin e paqes dhe do të vazhdojnë të ndihmojnë qeverinë të arrijë një marrëveshje me kryengritësit, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-Së, Ban Ki-moon.

Marrëveshja e paqes kishte për qëllim dhënien fund zyrtarisht të kryengritjen 52 vjeçare nga rebelët majtistë. Lufta guerile në Kolumbi ka shkaktuar më shumë se 220.000 të vrarë dhe miliona të tjerë të larguar nga shtëpitë e tyre.

Një rinegocimin i marrëveshjes së paqes duket se do të varet nga fakti nëse të rebelët do të pranojnë kushte më të ashpra për paqe.

Shumë kolumbianë votuan kundër marrëveshjes sepse sipas saj, gati të gjithë rebelët do të shmangin burgimin për krime të kryera gjatë kryengritjes dhe do të marrin mbështetje të ndryshme financiare nga qeveria.

Ata janë gjithashtu të shqetësuar se FARK, po sipas marrëveshjes, do të ketë të garantuar vendet në Kongresin kolumbian, si kusht që FARK të transformohet në parti politike.

FARK e filloi rebelimin thjesht si një kryengritje fshatare në vitin 1964, por shpejt u rrit në një kërcënim të madh gjatë pesë dekadave të ardhshme.

FARK-u përdori trafikun e drogës si burim kryesor financimi, krahas rrëmbimit të politikanëve dhe të huajve dhe mbajtjen e tyre peng.

Shtetet e Bashkuara shpenzuan miliarda dollarë ndihma ushtarake për të ndihmuar forcat kolumbiane në luftë kundër FARK-ut dhe për ta sjellë atë në tryezën e bisedimeve.

XS
SM
MD
LG