Lidhje

Goditen me thikë dy policë në Bruksel


Police investigate the scene where a man stabbed two police officers, in the Schaerbeek neighborhood in Brussels, Oct. 5, 2016.
Police investigate the scene where a man stabbed two police officers, in the Schaerbeek neighborhood in Brussels, Oct. 5, 2016.

Prokurorët belgë thanë se dy policë janë goditur sot nga një person me thikë në Bruksel. Çështja është duke u trajtuar si një sulm i mundshëm terrorist.

Autoritetet thanë se policët, të cilët ishin veshur me rroba civile, nuk pësuan lëndime të rrezikshme për jetën.

Duke folur me gazetarët në kryeqytetin belg, zëdhënësi i prokurorit federal Eric Van Der Sypt tha se "ka arsye të besohet se ngjarja ka lidhje me terrorizmin”. '' Ai nuk dha hollësi të tjera.

Personi që sulmoi u ndalua nga një skuadër tjetër policie, e cila e qëlloi në këmbë.

Belgjika vazhdon të jetë në gatishmëri të lartë që nga 22 marsi, kur 32 persona u vranë në sulme vetëvrasëse me bomba në aeroportin dhe metronë e Brukselit.

XS
SM
MD
LG