Lidhje

Sulmet kibernetike të Moskës dhe zgjedhjet amerikane


Një diplomat i lartë rus ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për krijimin "e një histerie të paparë anti-ruse", duke akuzuar publikisht Rusinë për nisjen e një seri sulmesh kibernetike që synojnë të minojnë zgjedhjet e ardhshme amerikane.

"Emocionet e superngarkuara rreth hakerave rusë po përdoren në luftën parazgjedhore. Administrata aktuale, duke marrë pjesë në këtë luftë, nuk është kundërshtuese e këtyre metodave të pista", tha zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov të shtunën në faqen e internetit të ministrisë.

Të premten vonë, administrata amerikane nuk i quajti ndërhyrjet e Rusisë si një akt të luftës kibernetike, por tha se është "e bindur" se Rusia drejtoi hakerat në Komitetin Kombëtar Demokratik në korrik, duke publikuar mijëra e-maila që vunë në siklet partinë disa ditë para kuvendit të saj kombëtar.

"Këto vjedhje dhe publikime synojnë të ndërhyjnë në procesin zgjedhor amerikan," thuhet në një deklaratë nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

"Ne besojmë, bazuar në qëllimin dhe ndjeshmërinë e këtyre përpjekjeve, se zyrtarë të lartë rus mund të kenë autorizuar këto aktivitete," shtonte deklarata.

Për disa javë, zyrtarët e zbulimit thanë se dyshojnë se Rusia orkestroi sulmet, duke vënë në dukje se Moska ka përdorur "taktika dhe teknika" të ngjashme për të ndikuar opinionin publik në Evropë dhe Euroazi.

Por komuniteti amerikan i zbulimit vendosi t’i bëjë publike këto përpjekje pasi informacionet e reja të zbuluara I lejuan ata të arrinin “një nivel më të lartë besimi”, i tha një zyrtar Zërit të Amerikës.

Shtetet e Bashkuara thanë gjithashtu se një seri sulmesh kibernetime në sisteme lokake të zgjedhjeve që kanë server që operohen nga një kompani në Rusi, megjithëse nuk kanë qënë në gjendje të thonë në se këto sulme ishin drejtuar nga Moska.

Të paktën 21 shtete amerikane kanë kërkuar tashmë ndihmë kibernetike nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, dhe zyrtarët janë duke inkurajuar më shumë shtete dhe zyrtarë lokalë të zgjedhjeve të kërkojnë ndihmë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG