Lidhje

Papa Françesku shpall Kardinal, Dom Ernest Troshanin


Kardinal Ernest Troshani

Kardinal Ernest Troshani

Gjatë lutjes së Engjellit të Tenzot, të mbajtur të dielën në mesditë në Romë, Papa Françesku shpalli Kardinal priftin shqiptar, dom Ernest Troshanin, i cili më 21 shtator 2014 dëshmoi para Papës vuajtjet e tij dhe të Kishës shqiptare përgjatë regjimit komunist.

Imzot Troshani është Kardinali i dytë shqiptar, pas Mikel Koliqit, të shpallur prej Papa Gjon Palit II kardinal për dëshminë e jetës së krishterë dhe për martirizimin.

Shpallja Kardinal e dom Ernest Troshanit është një nderim dhe mirënjohje që Papa Françesku i bën Shqipërisë përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë, shpallje që do të bëhet me 5 nëntor të këtij viti në Shkodër.

Kardinal Ernest Troshani ka lindur në Shkodër, më 18 tetor 1928. U shugurua meshtar më 8 prill 1956 nga Imzot Ernest M. Çoba. U arrestua më 24 dhjetor 1963, Natën e Krishtlindjes, gjatë celebrimit të Meshës në Kishën e Barbullushit. Dënohet me 18 vjet burg me motivacionin “agjitacion e propagandë”. Burgun e vuan në Rubik, Vlorë, Laç (Krujë), Elbasan dhe pjesën dërmuese, prej 10 vitesh, në burgun famekeq të Spaçit. Gjatë kohës para arrestimit ka shërbyer si famullitar në fshatrat Kabash, Pukë, Kukël, Gocaj, Barbullush, Mal i Jushit, Torovicë, Sumë. U lirua nga burgu në vitin 1981, mbasi plotësoi dënimin.

Me lirinë e besimit, mbas viteve ’90 ka shërbyer në Famullinë e Barbullushit e Trushit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG