Lidhje

Dobësohet uragani Matthew


Uragani Matthew tashmë i dobësuar, është pranë dhënies fund të goditjes një javore nëpërmjet ishujt Karaibe dhe përgjatë bregdetit të Atlantikut të SHBA, pasi vrau rreth 1000 persona, shumica e tyre në Haiti.
Haiti ka shpallur tre ditë zie kombëtare në solidaritet me viktimat dhe banorët që janë prekur nga ndikimi i uragani.

Përmbytje serioze janë raportuar edhe në shumë zona përgjatë 950 kilometrave të bregdetit lindor të SHBA-së nga Florida në Karolinën e Veriut. Presidenti Barack Obama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në katër shtete, ku janë raportuar të paktën 10 vdekje për shkak të stuhisë.

James Register, banor, thotë:

"Dëmi, siç e shihni, është i madh. Kështu kushdo që vjen për të shkurtuar pemën duhet të jetë i kujdesshëm që pema të mos bjerë përsëri mbi shtëpi”

Uragani Matthew ishte stuhia më e fuqishme që ka goditur bregdetin SHBA-së në gati një dekadë, dhe një nga uraganet që ka që ka zgjatur më shumë.”

Uragani Matthew është duke lëvizur në verilindje mbi Outer Banks të Karolinës së Veriut me erërat maksimale 120 kilometra në orë – sa gjysma e fuqisë që kishte një javë më parë.

Stuhia ka rrafshuar komunitete dhe shkatërruar tokat e mbjella në Republikën Domenikane, Xhamajka, Kubë dhe Bahamas.

XS
SM
MD
LG