Lidhje

Sulm vetëvrasës me makinë bombë në Turqi


A Turkish police officer

A Turkish police officer

Dhjetë ushtarë turq dhe tetë civilë u vranë të dielën, kur militantë të dyshuar kurdë shpërthyen një makinë-bombë jashtë një postblloku ushtarak në provincën Hakari, në juglindje të Turqisë.

26 persona të tjerë, përfshi 10 ushtarë dhe 16 civilë, u plagosën.


Kryeministri turk Binali Yildirim fajësoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit për sulmin vetëvrasës që shpërtheu pesë ton eksploziv.

Autoritetet thonë se sulmi ndodhi në mëmngjes kur një kamion i vogël iu afrua postbllokut të kontrollit të automjeteve dhe nuk përfilli një urdhër për të ndaluar, duke bërë që trupat të hapnin zjarr.


Shpërthimi la një krater 15 metra të gjerë dhe 7 metra të thellë.

Turqia filloi një operacion ushtarak në përgjigje të sulmit.

Autoritetet turke vendosën një ndalim të përkohshëm të informacionit rreth sulmit, duke përmendur rendin publik dhe arsyet e sigurisë kombëtare.

XS
SM
MD
LG