Lidhje

Shqipëri, bllokohet rreth një ton marijuanë


Sasi të mëdha marijuane vijojnë të transportohen drejt Italisë dhe Greqisë ndërkohë që operacione bllokimi janë shënuar edhe në segmente rrugore në jug të Shqipërisë. Sipas policisë shqiptare në katër operacione në12 orët e fundit është bllokuar rreth një ton marijuanë.

Sasia më e madhe e lëndës narkotike u bllokua nga roja bregdetare italiane në brigjet e Leces. Një motoskaf i shpejtë i drejtuar nga dy shteas shqiptarë transportonte 734 kilogramë marijuanë.Sipas burimeve policore skafi ishte nisur nga brigjet shqiptare.Ndërkohë në Pikën e Qafëbotës,në kufi me Greqinë, policia shqiptare bllokoi një sasi marijuane në një automjet që po udhëtonte drjet vendit fqinj. Në dy operacione të tjera në Fier dhe në Memaliaj u sekuestruan edhe dhjetëra kilogramë marijuanë. Përmasat e transportimit të narkotikëve flasin sipas ekspertëve të antidrogës për aktivitet të rritur të trafikantëve. Marijuana është kultivuar këtë vit në të gjithë vendin dhe megjithë aksionet policore trafikantët kanë arritur të shpëtojnë sasi të mëdha të lëndës narkotike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG