Lidhje

Shkatërrimet nga uragani Matthew


Përmbytjet vazhdojnë të kërcënojnë zona lindore të Shteteve të Bashkuara, ndërsa numri i viktimave vazhdon të rritet në Karaibe si rezultat i uraganit Matthew.

Haiti, vendi që u godit më rëndë, ishte sot në ditën e tretë të një zije kombëtare. Shifra zyrtare e viktimave, është llogaritur nga 400 në 1 mijë. Në shumë zona të vendit ishte e pamundur të shkohej.

Në Shtetet e Bashkuara, deri të hënën në mbrëmje, numri i viktimave kishte arritur në 23. Qindra mijëra vetë kishin mbetur pa energji elektrike dhe gjendja mund të keqësohet ndërsa lumenjtë vazhdojnë të fryhen.

XS
SM
MD
LG