Lidhje

Clinton, Trump vazhdojnë fushatën presidenciale


Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump premtoi javët e fundit të fushatës se ajo do të përfundojë sipas mënyrës së tij. Këto komente ai bëri në një kohë që drejtues të partisë të tij, kanë tërhequr mbështetjen, pas daljes së videos ku ai bën komente vulgare me natyrë seksuale për gratë.

Zoti Trump i tha të martën stacionit “Fox News” se është i lodhur me mungesën e mbështjes prej udhëheqësve republikanë.

Të dy, si kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan edhe ish kandidati republikan për president, senatori i Arizonës John McCain e kanë braktisur së fundmi zotin Trump. Madje zoti Ryan ka lënë të kuptohet se Donald Trump do të humbasë zgjedhjet e 8 Nëntorit përballë Hilary Clintonit.

“Nuk do të doja të qëndroja në të njejtën dhomë me këta njerëz”, u shpreh zoti Trump.

Menaxherja e fushatës së tij, Kellyanne Conway, gjatë një interviste të mërkurën, tha se “ne do të mirëprisnim mbështetjen e kujtdo, por mjaft me këto lojra e mbëshesim, nuk e mbështesim. Fakti është se disa prej këtyre drejtuesve asnjëherë nuk e kanë shprehur qartë qëndirmin e tyre”.

Shumë prej sondazheve favorizojnë zonjën Klinton, duke i dhënë asaj një avantazh prej 6.2 për qind në rang kombetar. Një numër domethënës analistësh thonë se ajo ka një shans prej 90 përqindësh për të fituar garën.

Zoti Trump ka kërkuar falje për videon dhe komentet vulgare ndaj grave.

“Nëse për këtë shkak do të humbasë zgjedhjet, nuk do të ishte aspak gjë e mirë”, tha zoti Trump.

Presidenti Barak Obama komentoi me sarkazëm deklaratat e zotit Trump:

“Nuk ka nevojë të jesh bashkeshort ose baba për të thënë, kjo nuk është e drejtë. Duhet të jesh një njeri me standarte të larta morale”.

Një pjesë e mbeshtetesve nuk e kanë braktisur kurrë zotin Trump, por sondazhet më të fundit tregojnë se gratë, që e mbështesnin zonjën Klinton, i janë afruar edhe më shumë asaj.

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale nuk vendoset prej votës kombëtare por prej rezultatit në çdo shtet, ku ka rëndësi numri i popullsisë së shtetit. Kandidati fitues duhet të sigurojë 270 vota elektorale prej 538 anëtarëve të Kolegjit Elektoral.

Shumë prej parashikimeve e tregojne zonjën Klinton aty ose shumë pranë mazhorancës prej 270 votash elektorale. Por shifrat në disa shtete i tregojnë të dy kandidatët në një garë të ngushtë, duke i dhënë zotit Trump shanse në këto katër javët e fundit, deri ditës zgjedhjeve më 8 nëntor.

Të mërkurën zoti Trump zhvilloi fushatë në Florida ndërsa zonja Klinton ishte në shtetet perëndimore të Kolorados dhe Nevadës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG