Lidhje

Ndikimi i konfliktit sirian në marrëdhëniet SHBA-Rusi


U.S. Secretary of State John Kerry, left, and Russian Foreign Minister Sergey Lavrov speak to each other as they leave a news conference following their long talks in Moscow, Russia, Friday, July 15, 2016.

U.S. Secretary of State John Kerry, left, and Russian Foreign Minister Sergey Lavrov speak to each other as they leave a news conference following their long talks in Moscow, Russia, Friday, July 15, 2016.

Dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë sot pritet të miratojë ligjin për pezullimin e traktatit të Rusisë me Shtetet e Bashkuara për eliminimin e plutoniumit, një nga përpjekjet e fundit të pakësimit të bashkëpunimit për shkak të tensioneve mbi Sirinë. Negociatat e dështuara mbi armëpushimin në Siri, dhe fushata e vazhdueshme e bombardimeve nga Rusia atje, kanë zhytur marrëdhëniet mes dy vendeve në një pikë të ulët që analistët paralajmërojnë se mund të dalë jashtë kontrollit. Nga Moska njofton korrespondendi i Zërit të Amerikës, Daniel Schearf.

Ndërkohë që dëmi vazhdon të rritet nga ofensiva në Alepo e forcave të Sirisë të mbështetura nga Rusia, vazhdojnë të shtohen edhe pasojat politike nga marrëveshja e dështuar e armëpushimit.

Parlamenti i Rusisë po pezullon një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për konvertimin e armëve me nivel të ulët plutoniumi në karburant për centralet bërthamore.

Kremlini thotë se është i gatshëm të ripërtërijë marrëveshjen, në këmbim të heqjes së sanksioneve nga Perëndimi, të lidhura me Ukrainën, dhe pakësimin e pranisë së NATOs në Evropën Lindore.

Por këto nuk janë kërkesa realiste, thotë përmes Skype-it, analisti Keir Giles.

Keir Giles, Programi për Rusinë dhe Euroazinë, Organizata “Chatham House”

"Për shembull, Rusia thotë se do të respektonte marrëveshjen mbi prlutoniumin pas plotësimit të kushteve të caktuara nga Shtetet e Bashkuara, disa prej të cilave nuk janë realiste dhe disa të tjera krejtësisht të paarritshme. Kjo është thjeshtë një simptomë e asaj si si Rusia tani mendon se ajo mund të bëjë kërkesa të cilat realisht janë të pamudshme."

Nëse do të zbatohej, marrëveshja do të mundësonte konvertimin në karburant të plutoniumit të mjaftueshëm për prodhimin e 17.000 armëve bërthamore.

"Kam frikë se kjo mund të shtyjë udhëheqjen ruse të pezullojë disa marrëveshje të tjera të rëndësishme mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në fushën e kontrollit të armëve, si traktati për eliminimin e raketave bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi (INF)," thotë Dimitri Trenin, drejtor i Qendrës “Carnegie” më Moskë.

Pezullimi i marrëveshjes shihet si një simptomë e përkeqësimit të marrëdhënieve, që çoi në lëshimin e një paralajmërimi nga forcat ruse në Siri ndaj koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të mbajtur një distancë, gjatë sulmeve të tyre mbi pozicionet e militantëve.

Keir Giles, Programi për Rusinë dhe Euroazinë, Organizata “Chatham House”

"Tërheqja e bashkëpunimit nga të dyja palët në fusha të ndryshme të mbrojtjes dhe të sigurisë tani e bën situatën më alarmante."

Analistët janë të shqetësuar se incidentet mes dy vendeve mund të përshkallëzohet shpejt.

"Ne jemi në një pikë në marrëdhëniet SHBA-Rusi, kur faza e ardhshme cilësore është një konflikt i hapur. Unë mendoj se ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rreziqet me të cilat po ndeshemi në këtë pikë. "

Shtetet e Bashkuara dhe Franca thonë se veprimet e Rusisë në Siri mund konsiderohen krime lufte.

Ndërkohë, Rusia njoftoi planet për t’i bërë stacione të përhershme bazat e saj ushtarake në Siri.

XS
SM
MD
LG