Lidhje

Podesta: FBI-ja po heton hakerimin e emaileve


Shefi i fushatës elektorale të zonjës Klinton, John Podesta tha se FBI-ja po heton hakerimin e emaileve të tij, të publikuara nga WikiLeaks.

Zoti Podesta tha se kjo është pjesë e një hetimi më të gjerë që lidhet me hakerimin e emaileve të Partisë Demokratike, në të cilën dyshohet të jetë përfshirë Rusia.

Zoti Podesta akuzoi Rusinë se po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashluara në favor të zotit Trump, i cili ka shprehur admirimin e tij për presidentin Vladimir Putin.

Ambasadori rus në Uashington Sergei Kislyak i mohoi akuzat se Moska synon të ndërhyjë në një mënyrë a një tjetër në zgjedhjet amerikane.

Rrjedhja e informacionit të emaileve të Partisë Demokratike krijoi momente të vështira për kandidaten Klinton, për shkak të komenteve diskredituese të udhëdheqësve të partisë ndaj rivalit të saj po brenda partisë, Bernie Sanders.

XS
SM
MD
LG