Lidhje

Kryetari i Komitet Olimpik rus largohet nga detyra

FILE - Russian Olympic Committee head Alexander Zhukov addresses journalists after an extraordinary meeting on issues, connected with Russian athletics team and federation, and held by the executive committee of the Russian Olympic Committee in Moscow, No

Kryetari i Komitet Olimpik rus Alexandër Zhukov tha dje se do të largohet nga posti i tij për t’u përqëndruar në detyrën si zëvendës kryetar i dhomës së ulët të parlamentit rus.

Në 6 vitet e shkuara zoti Zhukov ka shërbyer si një prej zyrtarëve më të rëndësishëm të komitetit olimpik. Dorëheqja e tij vjen pas skandalit të dopingut që çoi në përjashtimin e skuadrës ruse të atletikes nga Lojrat Olimpike të Rios.

Vendimi u mor prej Agjensisë Botërore të Anti-Dopingut, pas një hetimi të pavarur që nxorri fakte të përdorimit të gjerë të substancave të ndaluara nga atletët ruse. Nga gara u përjashtua gjithashtu dhe skuadra paraolipike ruse. Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi punën e zotit Zhukov por nuk e permendi skandalin e dopingut. Rusia ka mohuar egzistencen e nje programi dopingu te sponsorizuar nga qeveria duke e cilësuar perjashtimin të motivuar politikisht.

XS
SM
MD
LG