Lidhje

Rezolutë për dënimin e krimeve ndaj klerit


Parlamenti shqiptar
Parlamenti shqiptar

Në Shqipëri, Partia Demokratike paraqiti sot në parlament një rezolutë ku kërkon dënimin e krimeve të regjimit komunist ndaj klerit shqiptar. Rezoluta shpreh gjithashtu mirënjohjen e vecantë për rolin dhe veprimtarinë e përfaqësuesve të klerit në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut. Në tekstin e saj janë përfshirë edhe dhjetra emra të klerikëve të vrarë e të persekutuar. Sipas deputetëve demokratë dokumenti vjenë pasi “zhvillimet politike dhe shoqërore të 25 viteve të tranzicionit kanë penguar nxjerrjen e plotë të të vërtetës mbi krimet e komunizimit ndaj klerit në Shqipëri, si dhe dënimin e ideatorëve, organizatorëve dhe zbatuesve të drejtëpërdrejtë në aparatin represiv të regjimit diktatorial, në zbatim edhe të parimeve dhe angazhimeve ndërkombëtare që i dënojnë krimet e komunizimit”.

Kjo rezolutë propozohet pak ditë pasi Papa Françesku emëroi Kardinal Nderi meshëtarin shqiptar Dom Ernest Troshani, pikërisht në shenjë vlerësimi për vuajtjet dhe persekutimin e tij gjatë rregjimit komunist, vetëm për shkak të ushtrimit të besimit.

Partia Demokratike kërkon gjithashtu që kjo rezolutë të miratohet nga Parlamenti para datës 5 nëntor, ditë në të cilën Vatikani do të bëjë lumturimin e martirëve të klerit katolik.

XS
SM
MD
LG