Lidhje

OKB miraton zyrtarisht Sekretarin e ri të Përgjithshëm


Kombet e Bashkuara e miratuan sot zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm të organizatës, ish-kryeministrin e Portugalisë, Antonio Guterres.

Zoti Guterres do të zëvendësojë në fund të këtij viti Sekretarin e Përgjithshëm të tanishëm, zotin Ban ki-Moon, i cili është nga Korea. Zoti Ban ki-Moon e ka mbajtur këtë detyrë që nga viti 2006.

67-vjeçari Guterres ka qenë Kryeministër i Portugalisë, gjatë viteve 1992 – 2002, dhe në periudhën 2005 – 2015 drejtoi agjensinë e OKB-së për refugjatët.

Zoti Guterres u shpreh për Zërin e Amerikës se pati hyrë në garën e kandidaturave për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, pasi dëshiron “të krijojë kushtet për zgjidhje” të sfidave globale.

Emri i tij u vlerësua gjerësisht, madje edhe nga ambasadori rus në OKB, i cili e quajti një zgjedhje të shkëlqyer.

Zoti Guterres ishte një ndër 13 kandidatët që konkuruan për postin më të lartë të OKB-së.

XS
SM
MD
LG