Lidhje

Takimi për paqen në Siri


Në bisedimet që filluan sot në qytetin Lozanë, të Zvicrës, marrin pjesë Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura, si dhe ministrat e jashtëm të Egjiptit, Iranit, Irakut, Jordanisë, Katarit, Arabisë Saudite dhe Turqisë.

Bisedimet janë një përpjekje e re për të ndërmjetësuar një marrëveshje për ringjallërimin e procesit të paqes në Siri. Takimi vjen tre javë pasi palët dështuan të hartonin një armëpushim që shihej nga shumë si shpresa e fundit për paqe.

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov po takohen në përpjekje për të sjellë një fund të sulmeve në qytetin verior sirian të Aleppo që po sulmohet prej një jave nga forcat qeveritare të mbështetura nga sulmet ajrore ruse. Zoti Lavrov tha të premten, se nuk kishte shumë shpresa për raundin e fundit të bisedimeve diplomatike.


Organizata ndërkombëtarë të ndihmave bënë thirrje të shtunën për 72 orë armëpushim në lagjen lindore të Aleppos, objektivi i sulmeve ajrore, për të lejuar të sëmurët dhe të plagosurit të evakuoheshin, dhe për të dërguar ushqime dhe ndihma mjekësore në zonën e rrethuar.

Qindra mijëra civilë janë bllokuar në Aleppo, që duket se është bërë pjesë qendrore në luftën pesë-vjeçare në Siri. Rebelët kontrollojnë në lindje, ndërsa ushtria siriane mban pjesën tjetër të qytetit.

SHBA dhe aleatët perëndimorë akuzojnë Rusinë dhe aleaten e saj Sirinë për krime lufte për bombardimin e spitaleve, autokolonave me ndihma të OKB-së rreth Aleppos dhe për sulme ndaj rebelëve sirianë që kërkojnë për të rrëzuar presidentin sirian Bashar al-Assad.

Siria dhe Rusia thonë se ata vënë në shënjestër vetëm militantët. Ndërsa duke sulmuar opozitën me bomba, forcat siriane dhe ruse kanë goditur civilë, duke përfshirë shumë fëmijë.

Rusia mohon se sulmon civilët, duke thënë se objektivat e saj janë vetëm terroristët, fjalë që Rusia dhe Siria përdorim kur flasim për opozitën.

Presidenti amerikan Barack Obama u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare të premten për të diskutuar mbi Sirinë. Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se edhe pse bisedimet dypalëshe me Rusinë janë pezulluar, diskutime shumë palëshe me vendet kryesore janë të nevojshme për të inkurajuar të gjitha palët për të mbështetur një ndalim të dhunës.

Sipas një grupi vëzhgues, avionët luftarakë që i përkasin Rusisë dhe qeverisë siriane kryen një bastisje masive e ajrit mbi objektivat në zonat e mbajtura nga rebelët në Aleppos natën e enjte në premten në mëngjes.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi të premten në mëngjes se dhjetëra sulme ajrore goditën Aleppon lindore brenda natës, dhe ndërsa sulmet ajrore përfunduan paradite, përleshjet vazhduan nëpër skajet veriore dhe jugore të qytetit.

Nuk është e qartë se sa njerëz u vranë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për viktima nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

XS
SM
MD
LG