Lidhje

Kuba përshëndet lehtësimin e disa kufizimeve tregtare


Cuba United States

Cuba United States

Diplomatja e lartë e Kubës për marrëdhëniet me SHBA-në përshëndeti veprimin e fundit të administratës Obama për të lehtësuar disa kufizime tregtare. Korrespondenti ynë njofton.


Drejtoresha e çështjeve të Amerikës së Veriut në ministrinë e Jashtme kubane, Josefina Vidal tha se këto veprime nuk janë të mjaftueshme dhe bëri thirrje për heqjen plotësisht të embargos tregtare amerikane ndaj Kubës.


"Qëllimi i veprimit amerikan është për të nxitur ndryshimet ekonomike, politike dhe shoqërore në Kubë. Por gjithashtu tregon synimin për të vazhduar zhvillimin e programeve nga të cilat interesat amerikane përfitojnë me ndihmën e ndryshimeve në disa sektorë të shoqërisë kubane.”


Administrata Obama njoftoi eleminimin e kufizimit prej 100 dollarësh për purot dhe rumin që udhëtarët amerikanë mund të sjellin nga Kuba.

Rumi kuban dhe purot tani do të jenë subjekt i të njëjtave çmime doganore si alkooli dhe duhani nga vendet e tjera.

Një puro kubane mund të shite për më shumë se 100 dollarë jashtë Kubës, që do të thotë se çdo udhëtar amerikan tani ligjërisht mund të sjellë mijëra dollarë prodhime kubane.

XS
SM
MD
LG