Lidhje

Dabig nën kontrollin e rebelëve në Siri


Fighters from the Free Syrian Army cheer and react as they fight against Islamic State group jihadists on the outskirts of the northern Syrian town of Dabiq, Oct. 15, 2016.
Fighters from the Free Syrian Army cheer and react as they fight against Islamic State group jihadists on the outskirts of the northern Syrian town of Dabiq, Oct. 15, 2016.

Sipas udhëheqësve turq dhe aktivistëve politikë në Sirinë e shkatërruar nga lufta, fshati kufitar sirian Dabig, që rebelët sirianë të mbështetur Turqia e morrën të dielën nga grupi Shteti Islamik, ka pak vlerë taktike, por është me rëndësi të madhe simbolike për xhihadistët.

Dabig ka rëndësi fetare për ISIS, sepse sipas një profecie Suni të shekullit të VIII, do të jetë vendi i një përballje apokaliptike ndërmjet Islamit dhe Krishterimit. Propagandistët e Shtetit Islamik kanë nxitur mbështetësit për të besuar se fundi i botës është i pashmangshëm.

ISIS ka krijuar një faqe publikimi në internet me emrin Dabig dhe çdo botim i ri në këtë faqe hapet me një citat nga Abu Musab al-Zarqawi, mentor i udhëheqësit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, që thotë se, "Shkëndija është ndezur në Irak, dhe flakët e saj do të rritet, deri sa të djegin ushtritë kryqtare në Dabig."

Para sulmit të fundit në këtë fshat, propagandistët duket se ishin duke përgatitur mbështetësit e tyre për humbjen e Dabigut, Javën e kaluar, në një pamflet në internet, propagandistët xhihadistë minimizonin luftën aktuale në Dabig.

Luftëtarët kundër ISIS dhe përkrahësit e tyre turq të grumbulluar në Aleppo, thonë se Dabig ishte qëllimi i tyre madhor, duke menduar se mund të shënojnë një fitore të madhe morale kundër ISIS.

XS
SM
MD
LG