Lidhje

Trump, thirrje për kufizimin e mandateve


Republican presidential candidate Donald Trump speaks at a campaign rally, Oct. 18, 2016.
Republican presidential candidate Donald Trump speaks at a campaign rally, Oct. 18, 2016.

Kandidati republikan Donald Trump ka propozuar kufizimin e mandateve për anëtarët e Kongresit, si pjesë e një pakete me shumë dimensione që ai thotë se do të pastrojë politikën amerikane.

"Ka ardhur koha e kufizimit të mandateve për në Konges” u tha ai përkrahësve të tij të martën në shtetin perendimor të Kolorados. "Kjo jo vetëm do t’i jap fund korrupsionit në qeveri, por do t’i jap fund edhe stanjacionit ekonomik në të cilin ndodhemi."

Presidentët amerikanë janë të kufizuar me kushtetutë të shërbejnë për dy mandate në detyrë. Për anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit nuk ka limit të tillë dhe shumë prej tyre qëndrojnë në detyrë për disa mandate. Në zgjedhjet e vitit 2012 më shumë se 90 përqind e anëtarëve ekzistues u rizgjodhën.

Reformat e tjera të propozuara nga zoti Trump përfshijnë ndalimin e ish anëtarëve të Kongresit, personelit të tyre dhe atyre që kanë shërbyer në degën ekzekutive të qeverisë, të punojnë si lobistë për pesë vjet, si dhe vendosjen e kufizimeve pa kufi për lobistë të huaj të grumbullojnë fonde për kandidatët në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Barack Obama kritikoi të martën vlerësimin që i bën zoti Trump udhëheqësit rus Vladimir Putin, duke thënë se "lajkat e vazhdueshme" janë të "papara” në politikën amerikane.

Zoti Trump ka thënë se e sheh një marrëdhënie më të mirë me Rusinë si një mundësi për të dyja vendet të luftojnë si partnerë kundër Shtetit Islamik. Ai sugjeroi këtë javë se nëse fiton në zgjedhjet e 8 nëntorit, aim und të vizitojë Moskën para se të bëj betimin si president.

Një zëdhënës i rivales së tij, demokrates Hillary Clinton, kritikoi këto komente si dhe të tjera të bëra nga zoti Trump gjatë fushatës së tij.

"Nuk është e qartë përse Donald Trumpi duhet të takohet me Vladimir Putin më 9 nëntor meqë ai tashmë ka përsëritur pikat kryesore të diskutimit – shtytjen e politikave të tij dhe përfitimi nga operacionet e spiunazhit," tha zëdhënësi Caplin. "Të jeni të sigurtë se si presidente, Hillary Clinton do të mbaj qëndrim ndaj zotit Putin për sjelljen e tij të papranueshme, dhe nuk do ta përkëdhel atë."

Zonja Clinton nuk bëri ndonjë dalje në publik të martën para debatit të tretë dhe të fundit presidencial sonte mes saj dhe rivalit Trump.

XS
SM
MD
LG