Lidhje

Rigjallërimi i marrëveshjes së Minskut


Germany Ukraine

Germany Ukraine

Kancelarja gjermane Angela Merkel po takohet me presidentët e Rusisë, Ukrainës dhe Francës, në përpjekje për të rigjallëruar marrëveshjen e bllokuar të Minskut, e cila synon arritjen e një zgjidhjeje politike për Ukrainën lindore.

Në kushtet e shtimit të tensioneve mes Perëndimit dhe Rusisë, zonja Merkel ftoi presidentin rus Vladimir Putin, presidentin ukrainas Petro Poroshenko dhe atë francez Francois Hollande për të biseduar mbi zbatimin e marrëveshjes së Minskut dhe mbi hapat e mëtejshëm.

Zonja Merkel tha dje se “marrëveshja e Minskut ka ngecur në çështjen e armëpushimit, në çështjet politike dhe ato humanitare”. Ajo shtoi se ia vlen të bëhet çdo përpjekje për patur përparim lidhur me situatën në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG