Lidhje

Lind partia Sfida për Shqipërinë


Në Shqipëri u zyrtarizua sot partia më e re në vend, “Sfida për Shqipërinë” e cila ka bërë bashkë intelektualë dhe aktivistë të shoqërisë civile me synimin për të “sfiduar partitë e vjetra dhe tronditjen e sistemit që po rrënon vendin dhe fillimin e ndryshimit të vendit”, deklaroi Blendi Salaj, një nga themeluesit e kësaj force politike.

Lëvizja e re, pason përpjekjen e një figure të njohur publike, i angazhuar dhe më parë politikisht me partinë demokratike pas vitit 2005, Gjergj Bojaxhi, i cili vitin e kaluar konkurroi si kandidat i pavarur në garën për Bashkinë e Tiranës. Zoti Bojaxhi, siguroi një mbështetje prej 16 mijë vota, në konkurrimin me përfaqësuesit e dy partive kryesore politike në vend. “Tashmë ky grupim qytetarësh të angazhuar politikisht do të shtrihet në qytetet më të mëdha të Shqipërisë dhe duke mirëpritur figurat më të spikatura lokale si kanidatura për zgjedhjet e 2017”, nënvizon një njoftim i partisë “Sfida” ku saktësohet se nuk do të rreshtohet në asnjë nga koalicionet e forcave kryesore politike në vend.

Ndërkaq një tjetër lëvizje e re politike pritet të zyrtarizohet së shpejti nga deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, të cilët kanë deklaruar publikisht shkëputjen nga Partia socialiste.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG