Lidhje

Rusi, Duma pezullon marrëveshjen me SHBA për plutoniumin


Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma, miratoi njëzëri një dekret të nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin që pezullon marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për asgjësimin e plutoniumit që përdoret për armë.

Në fillim të muajit, zoti Putin tha se “ka një kërcënim në rritje ndaj stabilitetit strategjik” si rezultat i veprimeve jo-miqësore të Uashingtonit. Ai tha se marrëveshja do të ripërtërihej nëse Shtetet e Bashkuara tërheqin forcat e dislokuara pranë kufijve rusë dhe u japin fund sanksioneve anti-ruse.

Zëvendës Ministri i Jashtëm Sergei Ryabkov u tha ligjvënësve të mërkurën se Moska mund të ndërmarrë hapa të tjerë që do të ishin “të dhimbshëm” për Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni shton sanksionet ndaj Rusisë.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2000 dhe të ripërtërirë në vitin 2010, dy fuqitë bërthamore duhet të shkatërrojnë plutonimin që përdoret për arsenalin e armatimeve në programet e mbrojtjes.

XS
SM
MD
LG