Lidhje

Sekretari Carter në Irak


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter mbërriti sot në Irak për t’u takuar me komandantët e koalicionit për të vlerësuar operacionet për marrjen e Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik.

Sekretari Carter është në vizitën e tij të tretë këtë vit në Irak. Ai po vëzhgon operacionet e forcave irakiane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në betejën për të larguar xhihadistët nga rajoni.

Vizita e panjoftuar e zotit Carter në Bagdat vjen pasi një ushtar amerikan u vra në rajon disa ditë më parë.

Sekretari i mbrojtjes do të takohen me kryeministrin irakian Haider al-Abadi. Ata ka të ngjarë të diskutojnë hezitimin e Bagdatit për të përfshirë forcat turke në operacionet e Mosulit.

Të premten, zoti Carter dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u takuan në Ankara për të diskutuar nevojën e shtimit të bashkëpunimit ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë në një fushatë për të mposhtur Shtetin Islamik si në Irak edhe në Siri. Carter u takua gjithashtu me zyrtarë të tjerë të lartë ushtarak dhe politikë të Turqisë.

XS
SM
MD
LG