Lidhje

Venezuela në prag të trazirave


Venezuela po përgatitet për trazira pasi qeveria socialiste bllokoi një referendum për shkarkimin e presidentit me votim të drejtpërdrejtë, vendim që krerët e opozitës e cilësojnë një grusht shteti.

Opozita është duke u bërë thirrje mbështetësve që të dalin në rrugë javën e ardhshme, ndërsa një figurë udhëheqëse qeveritare po bën thirrje për arrestimin e atyre që kritikojnë qeverinë.

Duke folur në një konferencë shtypi në Caracas, ish-kandidati për president Henrique Capriles i bëri thirrje njerëzve për t’u mobilizuar për të mbrojtur kushtetutën.


"Javën e ardhshme, përfaqësues të qeverisë, njerëzit të cilët dëshirojnë për të rivendosur rendin kushtetues do të mobilizohen për të mbrojtur kushtetutën."


Sondazhet tregojnë se presidenti socialist Nicolas Maduro do të kishte humbur thellë në se votimi do të ishte zhvilluar.

Me veprimet e fundit, qeveria ka ndaluar në mënyrë efektive përpjekjet për të organizuar një referendum për shkarkimin e presidentit.

Vendimi është veçanërisht dramatik për shkak se vjen vetëm disa ditë para se kritikët e administratës socialiste kishin në plan për të filluar mbledhjen e nënshkrimeve për ta vendosur këtë çështje në fletën e votimit.

Por kjo u vu në dyshim të enjten pasi zyrtarët e zgjedhjeve urdhëruan ndalimin e mbledhjes së nënshkrimeve për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG