Lidhje

Aktivitet i shtuar i narkotikëve në kufirin greko-shqiptar


Marijuana Alb

Marijuana Alb

Policia greke bllokoi sasi të reja të marijuanës nga Shqipëria. Sipas burimeve zyrtare rreth 175 kilogramë marijuanë u bllokuan në Igumenicë, ndërsa transportuesi i lëndës narkotike ,një 44 vjeçar nga Saranda, u arrestua.

Lënda narkotike sipas policisë greke, ndodhej në bagazhin e një automjeti, e paketuar në 40 pjesë, rreth 4 kilogramë secila. Një ditë më parë autoritetet greke publikuan rezultatet e një operacioni të gjerë që u ndërmorr prej së enjtes dhe në fundjavë nga forcat e antidrogës greke në zonë e Atikës.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtori i Divizionit të të Sigurisë së Atikës, Kristo Papazafiri u arrit të goditeshin dy grupe kriminale të cilat ishin aktive në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe marijuanës së papërpunuar. Sipas zyrtarit grek, sasia e drogës paketohej dhe ruhej në rajonin e Atikës, e cila ishte një qendër tranziti për lëvizjen e marijuanës nga Greqia në të gjithë Evropën.

Policia greke ka pohuar se marijuana vinte nga Shqipëria dhe gjatë hetimeve u zbuluan mbi një ton e gjysem lëndë narkotike dhe u arrestuan shtatë persona. Nga hetimet doli se anëtarët e organizatës kriminale, pasi e paketonin dhe përpunonin lëndën narkotike e transportonin duke përdorur kamionë në linjat ndërkombëtare të transportit në Holandë, Gjermani dhe Belgjikë.

Ndërsa grupi tjetër kriminal i goditur, sipas policisë greke, ishte përfshirë në importimin e sasive të konsiderueshme të kokainës nga vendet e Evropës Perëndimore në Greqi, me kamionë të transportit ndërkombëtar.

Policia greke tha se konfiskoi më shumë se 28 kilogramë kokainë, të cilat janë identifikuar me ndihmën e rojes bregdetare greke në një kamion në portin e Patras, ndërsa katër persona janë arrestuar. Sipas policisë greke dy nga personat e arrestuar, një djalë 31 vjeç dhe një vajzë 33 vjeç, janë nga Shqipëria.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG