Lidhje

Forcat irakiane dhe kurde filluan një ofensivë të re sot në një qytet pranë Mosulit, ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter vizitoi rajonin për të vlerësuar betejën për largimin e Shtetit Islamik nga qyteti i dytë më i madh i Irakut.

Zoti Carter ishte sot në Irbil për bisedime me udhëheqësit kurdë dhe komandantët ushtarakë që janë pranë luftimeve për të rimarr Mosulin. Zoti Carter u takua me udhëheqësin kurd Masoud Barzani, presidenti i rajonit kryesisht autonom kurd në pjesën veriore të vendit.

Forcat peshmerga kurde kanë shtyrë betejën drejt qyteteve në verilindje të Mosulit për t’u hapur rrugën trupave të tjera për në qytetin me gati një milionë civilë dhe për të larguar luftëtarët e Shtetit Islamik.

Zoti Carter po diskuton gjithashtu rolin e Turqisë në betejën për të rimarr Mosulin pas takimit dje me kryeministrin e Irakut në Bagdat dhe të premten me presidentin turk në Ankara.

Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi ka refuzuar ofertën e Turqisë për të marr pjesë në operacionet ushtarake për të rimarr qytetin.

Zoti Abadi tha të shtunën se aleanca ekzistuese do të përballojë betejën pa ndihmën e Turqisë.

Zoti Abadi foli në Bagdad pas bisedimeve të paplanifikuara me zotin Carter i cili ka kërkuar të zbusë tensionet në rritje mes udhëheqësve suni të Turqisë dhe qeverisë Shiite të Bagdatit.

XS
SM
MD
LG