Lidhje

Clinton synon zgjedhjen e më shumë demokratëve në Kongres


Democratic presidential candidate Hillary Clinton gestures at supporters during a campaign event at the Taylor Allderdice High School, Oct. 22, 2016, in Pittsburgh, Pa.

Democratic presidential candidate Hillary Clinton gestures at supporters during a campaign event at the Taylor Allderdice High School, Oct. 22, 2016, in Pittsburgh, Pa.

Me vetëbesimin se do të fitojë zgjedhjet presidenciale që mbahen muajin e ardhshëm, demokratja Hillary Clinton nuk po merret më me republikanin Donald Trump dhe po përqëndron përpjekjet për zgjedhjen e më shumë demokratëve në Kongres, të cilët do të mbështesnin programin e saj legjislativ.

“As nuk mendoj t’i përgjigjem atij më”, u shpreh zonja Clinton për thumbimet e zotit Trump se ajo është e korruptuar dhe e papërshtatshme për Shtëpinë e Bardhë.

Ish-Sekretarja e Shtetit që aspiron të bëhet gruaja e parë presidente e vendit, u tha gazetarëve dje ndërsa udhëtonin me avion se gjatë ditëve të mbetura deri më 8 nëntor ajo do të theksojë rëndësinë e zgjedhjes së më shumë demokratëve, si një përpjekje për të rifituar kontrollin e Kongresit, në të cilin republikanët kanë shumicën në të dyja dhomat.

Analistët e sondazheve i japin zonjës Clinton tashmë 90% të shanseve për të fituar zgjedhjet. Ajo ka riorientuar miliona dollarë të fushatës së saj drejt shteteve ku normalisht fitojnë kandidatët republikanë, në një përpjekje për të zgjeruar diferencën me zotin Trump dhe për të ndihmuar kandidatët demokratë që garojnë përballë ligjvënësve të zgjedhur republikanë. Analistët thonë se demokratët munden të rimarrin kontrollin e Senatit, por se ata kanë një betejë të vështirë përpara për Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët kanë një shumicë më të madhe.

Një seri anketimesh kombëtare të kryera nga organizma të ndryshme e tregojnë zonjën Clinton mesatarisht me 6% më shumë se sa zoti Trump. Madje, sipas një sondazhi të sotshëm të kryer nga “ABC News”, gjatë ditëve të fundit zonja Clinton rezulton të ketë fituar shumë më tepër terren, pas debateve për trajtimin e grave nga zoti Trump dhe ngurimit të tij për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, në rast se nuk fiton.

Shefja e fushatës Trump, zonja Kellyanne Conway, u shpreh sot për kanalin “NBC News” se: “Jemi prapa”.

Por, ajo shtoi se: “Nuk po dorëzohemi. E dimë se mundemi të fitojmë.”

Trego komentet

XS
SM
MD
LG