Lidhje

Britani: Ndikimi i imigracionit në qytetin Piterborou


تابلو های آبرنگ اثر جیمز ویسلر هنرمند آمریکایی قرن ۱۹ میلادی
تابلو های آبرنگ اثر جیمز ویسلر هنرمند آمریکایی قرن ۱۹ میلادی

Zyrtarët hungarezë kohët e fundit shpallën disa qytete britanike "zona ku nuk mund të shkohet". Këto qytete, ku imigrantët, shumë prej tyre myslimanë, janë popullata dominuese, po përdoren si shembuj nga zyrtarët në Budapest për të arsyetuar qëndrimin e Hungarisë për mos pranimin e refugjatëve. Një nga qytetet britanike të përmendura, Piterborou, ka protestuar kundër qëndrimit të Hungarisë dhe ka filluar të marrë refugjatë sirianë, pas një debati të kujdesshëm mes udhëheqësve të qytetit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Luis Ramirez njofton.

Suhad el Marsomi, një azilkërkuese, sfidon stereotipet e të sapoardhurve të cilët nuk asimilohen dhe marrin më shumë se sa japin.

"Unë jam diplomuar nga kolegji i ekonomisë në Irak. Kam mbaruar studimet për administratë biznesi dhe kam punuar në Ministrinë e Financave në Irak."

Ndërsa po pret shqyrtimin e kërkesës së saj për azil, zonja Suhad ofron mësime falas për rrobaqepësi në këtë qendër refugjatësh në Piterborou.

"Tani nuk mund të punoj sepse po pres vendimin nga zyra e imigracionit për aplikimin tim."

Qyteti Piterborou ka një traditë të mirëpritjes së emigrantëve dhe refugjatëve, vala e parë e të cilëve erdhi në qytet në vitin 1950.

"Qyteti ka një zemër dhe një kulturë të vërtetë të mirëpritjes. Debati në qytet nuk ishte mbi çështjen se a duhet të pranojmë refugjatë sirianë, por mbi mundësitë financiare për të mbështetur të sapoardhurit," thotë Adrian Chapman, zyrtar i qytetit.

Në të kaluarën qyteti ka patur vështirësi në aspekte si asimilimi i të sapoardhurve. Në lagjen ku banon zonja Suhad, anglishtja nuk dëgjohet shpesh në rrugë.

"Asimilimi kulturor nuk është një problem kur bëhet fjalë për një numër të vogël njerëzish, " thotë John Whitby, anëtar i Këshillit të Qytetit Piterborou.

Konsensusi për refugjatët sirianë ishte pranimi i një numri modest në mënyrë të menaxhuar mirë: 25 familje për një periudhë mbi pesë vjeçare.

Donacione të ndryshme dhe ushqime filluan të vinin menjëherë.

"Ne do të ndihmojmë këdo që ka nevojë, pavarësisht nga besimi apo vendi nga kanë ardhur, " thotë Sharon Keough nga organizata bamirëse “Care Zone”.

"Ne ofrojmë kurse të anglishtes për ata që nuk e flasin këtë gjuhë. Ne i ndihmojmë ata ta mësojnë gjuhën sepse ajo është e rëndësishme për punësim," thotë Moez Nathu nga organizata “Promoting African Refugees Committee”.

Këto projekte nuk mbështeten nga të gjithë. Disa banorë thonë se ata janë kundër pranimit të më shumë refugjatëve. Ata nuk pranuan t’i shprehnin pikëpamjet e tyra para kamerës.

Por të gjitha palët janë dakord se qyteti Piterborou nuk është një zonë e ndaluar, siç kanë argumentuar zyrtarët hungarezë. Në fakt, një nga grupet më të dukshme të imigrantëve në këtë lagje janë hungarezë.

Disa banorë të Piterborou-s duken entuziastë për mundësinë që odo të vijnë më shumë imigrantëve, ata janë gjithashtu duke përfituar nga ajo që kanë për të ofruar ata që tashmë ndodhen në qytet.

"Është mirë që ata vijnë këtu. Mund të mësojmë shumë nga ata. Më shumë banorë të rinj, më shumë njerëz për të ndihmuar në botë. Ne të gjithë kalojmë mirë si një i ekip i madh, apo jo?", thotë Joyce Youles, banore e qytetit.

Përmes kurseve të rrobaqepësisë që ajo drejton, zonja Suhad që dikur kishte nevojë për mbështetje, tani ofron ndihmë.

Suhad El Marsomi është refugjate nga Iraku

"Dua të ndjehem si një njeri normal. Unë ende jam njeri dhe po vazhdoj jetën," thotë ajo.

XS
SM
MD
LG