Lidhje

Bosnje: Një qytet i lashtë rikthen në jetë mullinjtë shekullorë


Mullinjtë e ujit në Jajce
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:19 0:00

Mullinjtë e ujit në Jajce

Një qytet i lashtë në Bosnjën qendrore po risjell në jetë një objekt që ka tërhequr vizitorët ndër shekuj: mullinjtë me ujë. Jajce njihet më shumë për një ujëvarë të zhurmshme që kalon përmes qendrës, por autoritetet lokale synojnë të rigjallërojnë mullinjtë aty pranë që përdorin ujin e ujrave të qytetit.

Mullinjtë e ujit në Jajce
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:19 0:00




Jajce është një qytet i lashtë në Bosnjë ku takohen lumenjtë Vrbas dhe Pilva, duke e bërë një vend të shkëlqyer për të përfituar nga ujrat e vrullshme që përshkojë këtë qytet.

Rreth 20 kasolle të vogla prej druri të ngritura mbi ujë mendohet se janë 450 vjeçare.

Dikur ato ishin mullinj uji për fermerët e zonës dhe ishin jetike për industrinë vendase.

Deri para më shumë se 20 vjetësh, mullinjtë ishin në gjendje të mirë, megjithëse nuk përdoreshin.

Por gjatë luftës së Bosnjës nga viti 1992-95, ato u dëmtuan dhe u lanë të prishehshin.

"Kemi 20 mullinj me ujë që janë 450 vjeçarë dhe janë pjesë e traditës sonë. Janë një nga 29 monumentet e trashëgimisë në Jajce”, thotë Huso Hadzic, Agjencia për Mbrojtjen Trashëgimisë Kombëtare dhe Turizmit.

Vitet e fundit, autoritetet lokale filluan të rindërtojnë mullinjtë, pas një vendimi për restaurimin e tyre që të bluajnë përsëri.

"Këtë vit, kemi rivënë në funksionim dy mullinj uji, që po përdoren për të bluajtur miser, elb, grurë, hikërror dhe drithëra të tjera”, thotë zoti Hadzic.

Ideja lindi që para dy vjetësh, por atyre iu desh një kohë e gjatë që të gjenin një mjeshtër që të dinte të punonte me gurë mulliri tradicionalë.

Më në fund ata gjetën 74 vjeçarin Ferid Dzidic në fshatin fqinj në Preocica, që e mësoi zanatin nga i ati kur ishte i vogël.

Mendohet që ai të jetë i vetmi person në Bosnje që di të ndërtojp gurë mulliri siç duhet.

"Pranë fshatit tonë ka një gurore dhe thonë që ka qenë në përdorim për mbi 3 mijë vjet”, thotë ai. Fillova të punoj në vitin 1996 dhe para meje, babai im shkonte në Jajce të shiste gurët e mullirit, ashtu si gjyshi im para tij. Unë e trashëgova këtë zanat dhe im bir do që t’ia pasoj atij. Por nëse ai vendos që të mos vazhdojë këtë traditë, do të jetë fundi i kësaj mjeshtërie këtu”.

Zoti Dzidic thotë se klientët që blejnë mjellin e bluar me gurët që ka përgatitur ai, thonë se është më i miri në treg.

Dhe me këto përpjekje, objekte të lashta janë rikthyer në jetë.

XS
SM
MD
LG