Lidhje

Spanja drejt dhënies fund të ngërçit politik


Partia socialiste e Spanjës i hapi rrugën Partisë Popullore Konservatore për formimin e një qeverie të pakicës, duke i dhënë fund ngërçit politik gati 10-mujor në vend.

Këshilli kombëtar i Partisë Socialiste votoi të dielën 139 me 96 për të abstenuar votimin kundër kryeministrit në detyrë Mariano Rajoy gjatë votimit të ardhshëm të mosbesimi në parlament, i cili do t'i japë atij një mandat të dytë në detyrë.

Partia Popullore e zotit Rajoy fitoi zgjedhjet në dhjetor 2015 dhe përsëri në qershor të këtij viti, por jo vende të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, dhe kishte nevojë për votat e socialistëve ose abstenimin e tyre gjatë votëbesimit në parlament.


Me vetëm 137 nga 350 vende në parlament, qeveria e Partisë Popullore pritet të jetë e dobët.

XS
SM
MD
LG