Lidhje

Në Alepo rifillojnë luftimet


Luftimet rifilluan të dielën në qytetin e rrethuar sirian të Aleppos, pas një pauze tre-ditore për arsye humanitare.

Grupi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi për sulme ajrore, tokësore dhe bombardime.

Grupi me bazë në Britani tha se ka pasur përleshje në disa zona të qytetit të lashtë të Alepos përgjatë vijës së frontit që ndan pjesën perëndimore të kontrolluar nga qeveria me pjesën lindore të qytetit. Sipas vëzhguesve, kanë rifilluar gjithashtu sulmet ajrore siriane ose ruse.

Një grup rebel ka paralajmëruar civilët që të qëndrojnë larg nga zona e kontrolluar nga qeveri përpara një ofensive që rebelët pritet të kryejnë në qytetin e ndarë.

Kombet e Bashkuara u detyruan të shtyjnë evakuimet e planifikuara mjekësore të premten në pjesën lindore të Alepos, sepse nuk patën garanci sigurie nga grupe që luftojnë në qytet.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG