Lidhje

Mosul:10 mijë irakianë të zhvendosur


Civilians flee their houses, as Iraq's elite counterterrorism forces fight against Islamic State militants, in the village of Tob Zawa, about 9 kilometers (5.6 miles) from Mosul, Iraq, Oct. 25, 2016.
Civilians flee their houses, as Iraq's elite counterterrorism forces fight against Islamic State militants, in the village of Tob Zawa, about 9 kilometers (5.6 miles) from Mosul, Iraq, Oct. 25, 2016.

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit thotë se mbi 10 mijë irakianë janë zhvendosur që nga fillimi i ofensivës për të rimarrë qytetin e Mosulit nga Shteti Islamik.

Sulmi filloi javën e kaluar dhe deri tani shumë fshatra dhe qyteza të vogla përreth Mosulit janë marrë nën kontroll nga forcat irakaine. OKB-ja ka paralajmëruar se deri në rreth 200 mijë banorë mund të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Kombet e Bashkuara thanë dje se kanë marrë njoftime për vrasje dhe egzekutime të kryera nga Shteti Islamik në zonat përreth Moslut si dhe përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore. Një njoftim i pakonfirmuar ve në dukje se Shteti Islamik ka vrarë 50 ish oficerë irakianë policie që i mbante peng në Mosul.

XS
SM
MD
LG