Lidhje

Bashkimi i kompanive të telekomunikacionit dhe medias


Një shkrirje masive në botën e televizionit kabllor, kinemasë dhe biznesit të internetit është një simptomë e ndryshimeve të mëdha dhe të shpejta në këtë industri. Kombinimi i kompanive AT&T dhe Time Warner, pritet të krijojë një gjigand telekomunkacioni, por ekspertë të mediave sociale thonë se zgjerimi i kompanive edhe pa u bashkuar, mund të dëmtojë novacionet që janë kyç për mbijetesën. Disa ekspertë të tjerë thonë se bashkimii këtyre dy kompanive mund ta ketë të vështirë të marrë miratimin e qeverisë.

AT&T njoftoi se do të blinte kompaninë Time Warner për 85 miliardë dollarë. Kanali Home Box Office, HBO, që shfaq serialin “Game of Thrones” dhe shumë programe të tjera të preferuara, është një kanal kabllor dhe pjesë e kompanisë Time Warner.

AT&T është një nga kompanitë më të mëdha të internetit, shërbimeve celulare dhe atij të televizionit satelitor “DirectTV”.

Kompania e re do të bashkonte një firmë kryesore që prodhon programe televizive me një kompani të madhe që i shpërndan ato. Propozimi vjen ndërsa kompanitë e televizionit kabllor parashikojnë rënien e të ardhurave, ndërsa konsumatorët kthehen tek alternativat e internetit.

XS
SM
MD
LG