Lidhje

Gjyqtari kërkon favore seksuale


Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi dyshohet të jetë përfshirë në një skandal me sfond seksual ndërsa është denoncuar nga një qytetare se ai i ka kërkuar marrëdhënie intime në këmbim të mbështetjes për një proces gjyqësor lidhur me një çështje pronësie që ajo kishte më ish bashkëshortin. Gruaja ka rregjistruar biseda të ndryshme me kryetarin e Gjykatës, gjatë të cilave zbulohet se ai i ka kërkuar favore seksuale. Rregjistrimi audio i bisedave është publikuar në emisionin Stop në Tv Klan. Gruaja e cila humbi gjyqin në shkallën e parë në Gjykatën e Gjirokastrës, është kërcënuar më pas me jetë, kur ajo i ka bërë të ditur gjykatësit Boçi se kishte rregjistruar bisedat me të dhe do t’ja jepte gazetarëve. “Bashkë do të ndahemi me plumba”, dëgjohet të kërcënohet gruaja.

Menjëherë pas publikimit, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka cilësuar ngjarjen si “të papranueshme për figurën e çdo zyrtari aq më tepër gjykatës”. Ministri ka kërkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkimin e tij nga detyra si Kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës dhe pezullimin si gjyqtar, ndërsa ka njoftuar nisjen e procedurave të inspektimit për procedim disiplinor.

Nga ana e saj Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi gjithashtu regjistrimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit, ndërsa prokurorët shkuan në mbrëmje në televizionin Klan për të marrë rregjistrimin audio. Guximtar Boçi është emëruar në krye të Gjykatës së Gjirokastrës me vendim të KLD-së më 28 Tetor të viti 2013, ndërkohë që ai ka kaluar me sukses disa herë, edhe vitet e fundit, testet e vlerësimit profesional dhe etik të kryera po nga KLD-ja.

Por përgjimi i kryer nga gruaja jo vetëm me kryetarin e Gjykatës por dhe me gjyqtaren që kishte çështjen e saj jannë dhe një dëshmi e problemeve dhe mënyrës se si funksionon sistemi gjyqësor në vend. Ndërsa bisedon për procesin e saj në Gjykatën e Apelit, Kryetari Boçi i thotë se duhet që t’i japë para bashkëshortes së gjykatësit të Apelit sepse “pa lekë s’ta jep ai”. Ndërsa biseda me gjyqtaren Blerta Çibuku, zbulon se vendimi i saj në favor të palës tjetër kundërshtare, ishte marrë pas sinjalizimeve që jo kishte marrë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte vendosur të verifikonte dosjen e çështjes në fjalë pas ankesave të përsëritura që kishte marrë nga pala tjetër.

XS
SM
MD
LG