Lidhje

Shkarkohet kreu i Gjykatës së Gjirokastrës


Kreu i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi u shkarkua sot nga kjo detyrë dhe u pezullua nga ushtrimi I detyrës si gjyqtar, pas dyshimeve se ka kërkuar favore seksuale në këmbim të mbështetjes për një proces gjyqësor. Vendimi u mor nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë i cili u mblodh me urgjencë për këtë rast, pasi mbrëmë u publikua një regjistrim audio i bisedave që Boçi dyshohet të ketë patur me qytetaren e cila e denoncoi.

Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Që mbrëmë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani paralajmëroi thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për rastin e kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës, ndërsa personalisht edhe sot foli për një episode të turpshëm

Clipp “Ngjarja e gjyqtarit është e rëndë, është e turpshme dhe e papranueshme, për një zyrtar shteti, aq më tepër për një gjyqtar, për një kryetar gjykate jo e jo. Kështu që besoj se sot Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të ketë vendimmarrjen e duhur”

Ministri Manjani gjeti mbështetjen e plotë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë sot pasdite. Gjykatësi Guximtar Boçi u pezullua nga ushtrimi i detyrës si gjyqtar si dhe u shkarkua nga pozicioni i Kryetarit të Gjykatës. Ai u denoncua nga një qytetare se ai i ka kërkuar marrëdhënie intime në këmbim të mbështetjes për një proces gjyqësor lidhur me një çështje pronësie që ajo kishte më ish bashkëshortin. Gruaja ka rregjistruar biseda të ndryshme me kryetarin e Gjykatës, gjatë të cilave zbulohet se ai i ka kërkuar favore seksuale. Rregjistrimi audio i bisedave është publikuar në emisionin Stop në Tv Klan. Gruaja e cila humbi gjyqin në shkallën e parë në Gjykatën e Gjirokastrës, është kërcënuar më pas me jetë, kur ajo i ka bërë të ditur gjykatësit Boçi se kishte rregjistruar bisedat me të dhe do t’ja jepte gazetarëve. “Bashkë do të ndahemi me plumba”, dëgjohet të kërcënohet gruaja.

Në një reagim për gazetën Panorama, gjykatësi ka mohuar të ketë kontaktuar me gruan e cila e denoncoi duke u shprehur se e hedh poshtë me neveri një bisedë të tillë. Ai paralajmëron se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. Tanimë për rastin ka nisur dhe një hetim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjyqtari Boçi është emëruar në krye të Gjykatës së Gjirokastrës me vendim të KLD-së më 28 Tetor të viti 2013, ndërkohë që ai ka kaluar me sukses disa herë, edhe vitet e fundit, testet e vlerësimit profesional dhe etik të kryera po nga KLD-ja.

Por bisedat e rregjistruara nga gruaja jo vetëm me kryetarin e Gjykatës por dhe me gjyqtaren që kishte çështjen e saj janë dhe një dëshmi e problemeve dhe mënyrës se si funksionon sistemi gjyqësor në vend. Ndërsa bisedon për procesin e saj në Gjykatën e Apelit, Kryetari Boçi i thotë se duhet që t’i japë para bashkëshortes së gjykatësit të Apelit sepse “pa lekë s’ta jep ai”. Ndërsa biseda me gjyqtaren Blerta Çibuku, zbulon se vendimi i saj në favor të palës tjetër kundërshtare, ishte marrë pas sinjalizimeve që jo kishte patur se Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte vendosur të verifikonte dosjen e çështjes në fjalë pas ankesave të përsëritura që kishte marrë nga pala tjetër. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të nisë inspektim për gjyqtaren por dhe një inspektore të vetë KLD-së e cila përmendet se kishte bërë sinjalizimin për kontrollin e dosjes.

XS
SM
MD
LG