Lidhje

FBI-ja rihap hetimin mbi përdorimin e email-ave nga Hillary Clinton


Election Hacking

Election Hacking

Kreu i FBI-së tha të premten se agjencia po rihap hetimin mbi përdorimin e serverit privat të email-ave nga Hillary Clinton.

Në një letër dërguar drejtuesve republikanë në Kongres, drejtori i FBI-së James Comey tha se agjencia ka mësuar për ekzistencën e email-ave që duket të kenë lidhje me hetimin. Ai tha se hetuesit po shqyrtojnë materialet për të përcaktuar në se ato përmbajnë informacione të klasifikuara dhe për të vlerësuar rëndësinë e tyre lidhur me hetimin e FBI-së.

Drejtori tha se nuk mund të parashikojë sesa kohë do të dojë hetimi të përfundojë. Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentoj lidhur me zhvillimin.

Hillary Clinton, e cila është kandidatja demokrate për presidente, është ndjekur nga pyetjet lidhur me përdorimin e email-it privat në vend të atij qeveritar. FBI kreu një hetim lidhur me email-at në vitin 2015 por në korrik arriti në përfundimin se nuk kishte baza për të ngritur akuza kundër zonjës Clinton.

Në atë kohë, Comey tha se zonja “ishte jashtëzakonisht e pakujdesshme në trajtimin e informacioneve të klasifikuara".

Kritikët thonë se ajo po përpiqej të fshihte komunikimet e saj nga Akti për Lirinë e Informacionit.

Njoftimi i FBI-së vjen më pak se dy javë para zgjedhjeve presidenciale.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG