Lidhje

Islanda në zgjedhje të parakohshme


Votuesit në Islandë shkojnë në votime për zgjedhjet parlamentare.

Analistët thonë se partia jo-tradicionale, Piratët ka të ngjarë të formojë një koalicion të ri të qendrës së majtë.

Qeveria në detyrë pritet të humbasë pas krizës financiare të vitit 2008 dhe skandalit ndërkombëtar të taksave këtë vit që u bë publik me Dokumentat e Panamasë. Protesta të mëdha anti-qeveritare pas publikimit të dokumentave detyruan kryeministrin Sigmundur David Gunnlaugsson të jepte dorëheqjen. Disa politikanë ishin përfshirë në skandalin e mashtrimit të taksave.

Megjithëse qeveria e tanishme e Partisë konservatore të Pavarur dhe ajo Progresiste e qendrës i mbijetuan skandalit, ato premtuan megjithatë votim të parakoshëm në tetor.

Të rinjtë e vendit duken se janë entuziastë për Partinë Piratët që bëri fushatë për transparencë publike, reforma institucionale, liri individuale dhe luftë kundër korrupsionit.

Rezultatet pritet pak pasi të mbyllen qendrat e votimit, por asnjë parti nuk pritet të fitojë shumicën. Qeveria do të përcaktohet pas negociatave për koalicion.

XS
SM
MD
LG