Lidhje

Beteja për votën e grave në Florida


Members of the audience cheer as Democratic presidential candidate Hillary Clinton speaks at a rally at Palm Beach State College in Lake Worth, Florida, Oct. 26, 2016.
Members of the audience cheer as Democratic presidential candidate Hillary Clinton speaks at a rally at Palm Beach State College in Lake Worth, Florida, Oct. 26, 2016.

Florida është një dëshmi e asaj sesi kjo fushatë ka ndryshuar debatin lidhur me gratë dhe politikën. Por çfarë efekti kanë patur tek grate, debatet gjinore dhe akuzat seksuale? Deri tani, ky seson i ndërlikuar zgjedhor ka prodhuar në Florida një pjesmarrje më të madhe të grave në votime. Materiali në vijim është një udhëtim në njërin nga shtetet që mendohet se do të vendosë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

Amandia Craig gjithnjë kishte ëndërruar për një president me ngjyrë. Tani, si nënë dhe si pronare biznesi, ajo mendon se ka ardhur koha për një tjetër ndryshim historik në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne drejtojmë botën! Pse jo? S’e kuptoj pse nuk duhet të jetë hera e parë që kjo të ndodhë? E kuptoj psenë por prapë them pse?”

Amandia i përket atij grupimi të fuqishëm votuesish në Florida, që mund ta anojnë peshoren mes demokratëve ose republikanëve në këtë shtet kyç.

Votimet e hershme në Florida tregojnë një pjesmarrje më të madhe të grave se në të shkuarën. Në një sesion zgjedhor ku është folur shumë për gratë, ato janë një zë i fuqishëm.

Një nga reklamat për gratë në këtë fushatë, ka lënë përshtypje të thellë te Liz Johnson, fillimisht një mbështetëse e senatorit Bernie Sanders.

Ajo thotë se është shumë e lehtë ta quash këtë një garë mes një kandidateje grua dhe një burri të akuzuar për ngacmime seksuale.

“Kjo e heq vëmendjen edhe nga çështjet aktuale”

Ky është një shqetësim edhe për mbështetëset e kandidatit Trump, të cilat thonë se do të votojnë për çështjet me të cilat përballet vendi, jo për çështjet gjinore.

“Ajo video, sado zhgënjyese, nuk do të më kthejë në mbështetëse të Hillarit”.

Gordon është pjesë e nje grupi aktiv online që mbështet zotin Trump dhe që premtojnë mbështetje edhe pas akuzave për ngacmime seksuale.

Por shqetësimet për karakterin e kandidatit Trump janë tepër të mëdha, thotë Linda Fogg, me bindje të hershme republikane, themeluese e grupit “republikanët për Hillarin”.

“Duam që vota jonë kundër Trumpit të ketë vlerë”.

Por mund të jetë një betejë e vështirë në një mjedis me shumë entuziazëm për Trumpin. Sidomos mes atyre grave republikane që kanë një qasje më praktike ndaj votës.

“ Ne nuk votojmë për gratë vetëm sepse janë gra. Ne votojmë për personin që mendojmë se mund të drejtojë vendin në një nga momentet më kritike që po përjeton.”

Kjo të kujton sesa peshon vota në shtetin që mund të vendosë për fatin e këtyre zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG