Lidhje

Rritet çmimi i naftës


FILE - The sun sets behind an oil pump in the desert oil fields of Sakhir, Bahrain, June 8, 2011. OPEC nations have agreed in theory on the need to reduce their production to help boost global oil prices during a meeting last month in Algeria, but disagre
FILE - The sun sets behind an oil pump in the desert oil fields of Sakhir, Bahrain, June 8, 2011. OPEC nations have agreed in theory on the need to reduce their production to help boost global oil prices during a meeting last month in Algeria, but disagre

Çmimet e naftës kanë filluar të rriten pas një rënieje dyvjeçare. Ekuilibri mes sasisë së prodhuar të naftës së papërpunuar dhe kërkesave për energji është tronditur për shkak të konkurrencës në rritje të industrisë së energjisë diellore dhe të erës në disa vende të rëndësishme prodhuese të naftës, dhe për shkak të një marrëveshjeje për të kufizuar prodhimin nga anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC. Një eksperte thotë se çmimet e naftës janë në rritje dhe ka të ngjarë që kjo prirje të vazhdojë për një kohë.

Shoferët, gjatë dy viteve të fundit paguanin më pak për furnizimin e makinave me karburant, sepse një tepricë globale e naftës i tejkaloi kërkesat për energji.

Teprica u shkaktua pjesërisht nga një rritje në prodhimin e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara përmes zgjerimit të operacioneve të nxjerrjes së naftës nga shisti argjilor.

Hannah Breul e Agjencisë Amerikane të Energjisë thotë se rritja e çmimeve po ndodh për shkak të pakësimit të bilancit pozitiv të prodhimit të naftës.

"Furnizimi global tani ka tejkaluar konsumin global, kështu që ne kemi parë krijimin e një inventari masiv të naftës dhe si rezultat kemi parë çmime më të ulëta. Kur niveli i furnizimit me atë të konsumit fillon të balancohet, dhe niveli i tepricave fillon të bierë, ky mund të jetë një sinjal i tregut për shtimin e nivelit të prodhimit."

Për prodhuesit e naftës nga shisti argjilor, çmimet e ulëta kanë penguar investimet që zonja Breul thotë se janë të nevojshme për ruajtjen e produktivitetit të puseve argjilore. Ajo thotë se rritja e çmimeve do t’i hapë rrugën prodhuesve të naftës nga shisti argjilor për të rifilluar shpimet, operacione të tjera të kushtueshme dhe për të shtuar prodhimin. Ajo thotë se kërkesa për naftë pritet të rritet në planin afatgjatë.

Ndërkohë, anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC dhe disa vende jo-anëtare si Rusia, kanë hartuar një marrëveshje për të kufizuar sasinë e prodhimit.

"Përpara se OPEC të marrë vendimin e tij përfundimtar, ne po shqyrtojmë mundësitë dhe mekanizmat e OPEC-ut dhe të vendeve që nuk janë pjesë e OPEC-ut për të arritur marrëveshje të përbashkëta", thotë ministri rus i energjisë, Alexander Novak.

Njoftimet mbi arritjen e marrëveshjes shkaktuan rritjen e çmimit të naftës në rreth 50 dollarë për fuçi. Çmimi i naftës më parë ka rënë nga 100 në më pak se 30 dollarë për fuçi. Vendet e OPEC-ut kanë në plan të takohen në fund të nëntorit për të sqaruar detajet e marrëveshjes së tyre për të ulur nivelin e prodhimit, përfshirë negociatat e vështira mbi sasinë e prodhimit që vendet duhet të kufizojnë. Disa vende të OPEC-ut, duke përfshirë Irakun e shkatërruar nga lufta, kanë kërkuar përjashtimin nga kuotat e prodhimit.

Edhe prodhuesit e enegjisë alternative janë shumë aktivë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë thotë se ka patur një rritje në numrin e paneleve të energjisë diellore në vitin 2015 me një gjysmë milioni të instaluara çdo ditë. Edhe industria e energjisë së prodhuar nga era ka shënuar rritje; gjatë këtij viti janë instaluar dy turbina ere në çdo orë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë thotë se kostoja e prodhimit të energjisë elektrike nga era ka rënë me një të tretën që nga viti 2010, ndërsa kostoja e energjisë diellore ka rënë edhe më shumë. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë i ka quajtur këto ndryshime "transformuese".

XS
SM
MD
LG