Lidhje

Militantët shiitë marrin pjesë në betejën për Mosulin


Forcat irakiane përparuan drejt një qyteti në jug të Mosulit të shtunën ndërsa milicitë shiitë irakianë iu bashkuan ofensivës duke hapur një front të ri në perëndim.

Trupat irakiane që po i afrohen Mosulit nga jugu duke përparuar në Shura, pas një valë sulmesh ajrore të udhëhequra së SHBA dhe sulmet me artileri kundër pozicioneve të militantëve të ISIS-it brenda qytetit.

Komandantët thonë se shumica e luftëtarëve të grupit Shtetit Islamik u tërhoqën më parë këtë javë, duke përdorur civilët si mburoja njerëzore, por sulmet ajrore amerikane ndërprenë marshimin e detyruar, duke ndihmuar disa civilë të largoheshin.

Ushtarë irakianë dhe forcat kurde peshmerga, po avancojnë drejt Mosulit nga jugu, lindja dhe veriu, duke marrë fshatra dhe pastruar zonat e minuara.

Në perëndim të qytetit, milicitë shiite, të mbështetur nga Irani, kanë nisur një sulm në përpjekje për të siguruar kufirin perëndimor me Sirinë. Për të ndërprerë furnizimet e ISIS nga kjo zonë.

Sipas raporteve të cituara të OKB-së, ISIS ka marrë me forcë civilë në Mosul, dhe vetëm dy ditë më parë, vrau më shumë se 250 njerëz të cilët rezistuan ose kishin qenë më parë anëtarë të forcave irakiane të sigurisë.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim tha të shtunën se që nga fillimi i ofensivës për marrjen e Mosulit më shumë se 17.500 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në drejtim të zonave të kontrolluara nga qeveria. Ky numër pritet të rritet ndjeshëm ndërsa beteja vazhdon.

Javën e kaluar, forcat irakiane nisën një ofensivë masive për të rimarrë Mosulin e kontrolluar nga ISIS. Mosuli është qyteti i dytë më i madh irakian me më shumë se 1 milion banorë. Ofensiva pritet të zgjasë javë, nëse jo muaj.

XS
SM
MD
LG