Lidhje

40 milionë rusë në manovra ushtarake


Rusia zhvilloi në tetor disa prova për alarm ushtarak, ku u përfshinë 40 milionë njerëz. Ky ishte operacioni më i madh ushtarak me përfshirjen e popullisë civile, që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.

Në transmetimet e mediave shtetërore ruse paraqiten nxënës shkollash, duke provuar maska anti gaz dhe u kërkohet njerëzve për të gjetur strehimet më të afërta kundër bombardimeve, “para se të jetë tepër vonë”.

Por ndërsa këto njoftime mund t’i kujtojnë Perëndimit rrezikun e një Lufte të re të Ftohtë, shumë rusë i shohin këto prova ushtarake si veprime për të impresionuar publikun për përgatijen ushtarake të vendit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG