Lidhje

Kabineti i ri grek bën betimin


Greece Cabinet Reshuffle: Newly appointed ministers and deputy ministers take an oath as Greek President Prokopis Pavlopoulos, center right, and Prime Minister Alexis Tsipras, center left,

Greece Cabinet Reshuffle: Newly appointed ministers and deputy ministers take an oath as Greek President Prokopis Pavlopoulos, center right, and Prime Minister Alexis Tsipras, center left,

Një kabinet i ri grek bëri betimin të shtunën, pas një riorganizimi të vogël që synon të shpejtojë reformat për të cilat Athina ka rënë dakord për të zbatuar në bazë të marrëveshjes së saj të fundit të ndihmës ndërkombëtare.

Duke folur me gazetarët pas ceremonisë, kryeministri grek Alexis Tsipras sinjalizoi se do të vazhdojë në rrugën fiskale të rënë dakord me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Zoti Tsipras bëri disa ndryshime në kabinetin e tij, por solli pak fytyra të reja.

Riorganizimi la në post ministrin e Financave Euklidi Tsakalotos i cili është udhëheqës i bisedime të tensionuara me kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë.

Kryeministri Tsipras emëroi Dimitris Liakos, shefin e zyrës së tij ekonomike dhe një ish-menaxher fondi, si ministër përgjegjës për zbatimin e programit të shpëtimit të Greqisë.

Kreu i agjencisë së privatizimit, Stergios Pitsiorlas, u emërua zëvendësministër nën Dimitris Papadimitrou, ekonomist dhe president i Institutit të Ekonomisë Levy, të cilit iu dha posti i ministrit të ekonomisë dhe zhvillimit.

Disa anëtarë të kabinetit u zhvendosën gjithashtu nga postet kryesore, por kanë mbetur në qeveri.

Partia konservatore e opozitës Demokracia e Re e quajti riorganizimin një riciklim të fytyrave të korruptuara. Zëdhënësi George Kumutsakos tha se për Greqinë dhe qytetarët e saj, nuk ka perspektivë nga kjo qeveri e rrezikshme.

Pas vetëm një viti në një mandat katër-vjeçar, kryeministri Tsipras e ka parë popullaritetin i tij të bjerë, pas një raundi të ri të rritjes së taksave dhe shkurtimit të pensioneve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG