Lidhje

Policia gjen magazina të reja marijuane në Jug


Policia e Gjirokastrës tha se zbuloi magazina të reja të marijuanës ndërkohë që operacionet janë shtrirë në zonat malore të këtij qarku që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin.

Sipas burimeve zyrtare disa dhjetra kilogramë marijuanë e përpunuar u sekustruan në dy zona në Përmet si dhe u shkatërruan me anë të djegies mbi 1000 bimë që ishin në procesin e tharjes.

Policia tha se ka identifikuar pronarët e lëndës narkotike por ata kaën arritur ti shpëtojnë arrestimit.

Ndërkohë shqetësimi për trafikun e rritur të lëndëve narkotike ka nxitur policitë shqiptare dhe greke të zhvillojnë në nivel rajonal një takim të përbashkët në Janinë.

Sipas mjeteve greke të informimit zyrtarët e kufirit të të dy vendeve kanë disktuar për bashkëpunimin për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike dhe të refugjatëve të paligjshëm.

Policitë kanë një marrëveshje për shkëmbimin e informacionit në operacione të përbashkëta dhe kanë nxitur edhe më parë krijimin në Pikën e Kakavijës të një Qendre Koordinimi që do të ndihmonte luftimin më të mirë të formave te krimit në kufi.

XS
SM
MD
LG