Lidhje

Protesta në Turqi


Policia turke përdori pompat e ujit dhe gazin lotsjellës kundër qindra protestuesve sot në Stamboll, për të ndërprerë një marshim në mbështetje të një gazete të opozitës, punonjësit e së cilës ishin arrestuar më parë si pjesë e një goditje nga qeveria.

Protesta shpërtheu disa orë pasi autoritetet turke urdhëruan nëntë drejtues dhe gazetarë nga gazeta Cumhuriyet e opozitës të ndalohen për gjykim.

Prokurorët i lidhin arrestimet me mbështetjen e dyshuar të gazetës për klerikun në mërgim që qeveria turke e akuzon për orkestrimin e një grushti të dështuar të shtetit në korrik, dhe për lidhjet me milinatët kurdë që luftojnë kundër qeverisë së Ankarasë për autonomi.

Cumhuriyet është një nga gazetat e pakta opozitare në Turqi ende kritike ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili ndërmorri masa ndërshkuese që çuan në arrestimin e më shumë se 100 mijë njerëzve, përfshi mësues, gazetarë, police dhe gjyqtarë që nga 15 korriku.

XS
SM
MD
LG