Lidhje

Fitorja e Trumpit trondit tregjet e aksioneve


Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane shkaktoi një rënie të thellë të çmimeve të aksioneve në tregjet globale, duke dobësuar dollarin amerikan dhe duke ulur çmimet e naftës.

Indeksi evropian i aksioneve ra gati 2.7 përqind në këmbimet e së mërkurës në mëngjes. Indeksi NIKKEI i bursës japoneze humbi gati 5.4 përqind, ndërsa bursa e Hong Kongut ram ë shumë se 2.3 përqind. Shumë aksionerë i lëvizën fondet në investime më të sigurta si ari.

In Bankok, Vikas Kawatra, i agjencisë SCB Securities i tha Zërit të Amerikës se rënie thekson pasiguritë rreth premtimeve të zotit Trump për të ndryshuar regullat e biznesit dhe për të bërë ndryshime të thella në politikat e tregëtisë.

Megjithëse, investitori miliarder dhe mbështetësi i zotit Trump Carl Icahn I tha gazetës Wall Street Journal se Trump ka në plan të shkurtojë rregulloret dhe të ndihmojë bizneset të rriten në aspektin afatgjatë.

Analistë të tjerë në Nju Jork i thane Zërit të Amerikës se pakësimi i rregulloreve mund të jetë veçanërisht ndihmues në sektorët bankarë dhe atë të shpimit të naftës. Por ata thane gjithashtu se politikat kufizuese tregëtare të Trumpit mund të dëmtojnë të ardhurat jashtë vendit të komëanive shumëkombëshe.

XS
SM
MD
LG