Lidhje

Papunësia, vafrëria dhe korrupsioni shqetësimet kryesore në Ballkan


Varfëria, korrupsioni dhe papunësia janë tre problemet kryesore në Ballkan
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:30 0:00

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal pohoi sot në Tiranë se varfëria, korrupsioni dhe papunësia janë tre shqetësimet më të mëdha të banorëve të Ballkanit.

Ky Këshill publikoi sot Barometrin e Ballkanit, një vëzhgim i hollësishëm mbi perceptimet e qytetarëve dhe bizneseve në gjithë Europën Jug-lindore ndaj zhvillimeve sociale dhe ekonomike të rajonit.

Varfëria, korrupsioni dhe papunësia janë tre problemet kryesore në Ballkan
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:30 0:00

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikoi sot në Tiranë Barometrin Ballkanik, një studim mbi perceptimin e publikut dhe qarqeve të biznesit rreth gjendjes së përgjithshme në Europën Juglindore.

Rreth 68 për qind e banorëve të rajonit mendojnë se problemi kryesor në rajon është papunësia, 55 për qind janë vëshirësitë ekonomike dhe 27 për qind është korrupsioni i administratës.

Autorët e studimit vlerësojnë se këto vlerësime janë njëlloj në të gjithë vendet e rajonit njëlloj si në Shqipëri ashtu edhe në Serbi dhe gjetkë.

Afro një nga dy banorë të rajonit është gati të braktisë atdheun dhe të emigrojë drejt vendeve të tjera dhe pothuaj të gjithë të anketuarit mendojnë se diferenca pasurore midis të varfërve dhe të pasurve është thelluar.

“Korrupsioni është veçuar nga qytetarët e rajonit si problem kryesor që po shtohet në të gjithë vendet. Nga 15 për qind që ishte një vit më parë tani shkoi në 27 për qind” - thotë drejtuesi i këshillit të bashkëpunimit rajonal, Goran Svilanoviç. - Qytetarët e rajonit mendojnë se qeveritë deklarojnë gadishmëri më të madhe për ta luftuar korrupsionin, por nuk masat e tyre nuk janë efektive” - tha ai.

Korrupsioni mbetet problem kryesor - 54 për qind e njerëzve mendojnë se më të korruptuarve janë politikanët dhe të dytët vijnë mjekët.

Çereku i të anketuarve pohojnë se kanë dhënë pagesa informale për të marrë shërbime publike. Besimi tek gjykatat është po ashtu në nivele të ulëta.

Afro 80 për qind thonë se sistemi gjyqësor nuk është i pavarur nga politika dhe se ata nuk besojnë tek gjykatat, sepse ligji nuk zbatohet njëlloj për të gjithë.

Barometri zbuloi edhe varfërinë e rajonit: afro 35 për qind pohuan se Europa juglindore po bëhet e rrezikshme, sepse këtu varfëria po thellohet: 23 për qind e banorëve thonë se nuk mundën të paguanin faturat vitin e fundit, 19 për qind nuk mund të ngrohnin shtëpitë, dhe 18 për qind nuk mund të siguronin materialet bazë. Më shumë se gjysma thonë se nuk janë në gjendje as të bëjnë një javë pushime jashtë shtëpisë.

Afro 80 për qind e të anketuarve presin të punojnë në sektorin publik, sepse vetëm kjo të jep siguri, madje kështu mendojnë edhe 50 për qind të qarqeve të biznesit privat.

Çereku i bizneseve të anketuara pohojnë se klima e biznesit nuk është e mirë, 65 për qind e banorëve pohojnë se e shkollimi i tyre ka nevojë të përputhet me punën e tyre.

Shumica e tyre nuk mendojnë se mund të përfshihen në punë. Afro 53 për qind e bizneseve mendojnë se shkollat diplomojnë njerëz, për të cilët nuk ka punë.

Një pjesë e konsiderueshme, mbi 30 për qind, janë pesimistë se Europa juglindore do të përfshihet në BE, madje nuk do të ketë së shpejti as afrim me BE.

Barometri i Ballkanit nxori se afro gjysma e banorëve mendojnë që integrimi në BE është një gjë e mirë për punësim dhe shkollim, liri për udhëtim, dhe zhvillim ekonomik.

XS
SM
MD
LG